Shqiperia

Pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës, banorët çojnë çështjen në SPAK: Bashkia dhe Prokuroria kanë fshehur dëmin real

Banorët e pallatit numër tetë, në lagjen pesë të qytetit të Durrësit kanë dërguar çështjen e dëmtimit të banesës së tyre në SPAK.

Banorët pretendojnë se bashkia, instituti i ndërtimit dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës kanë fshehur dëmin real të pallatit.

Pritet që banorët të dorëzojnë këtë të martë pranë SPAK, dokumentet origjinal të ekspertëve.

Ndërkohë pallati në fjalë është klasifikuar i banueshëm në nivelin e dëmit DS 2 në një kohë kur inkliminimi i pallatit, është përcaktuar nga ekspertët në nivelin 51 centimetra, ndërsa për ekspertët privatë animi është mbi 60 centimetra.

60 familjet akuzojnë prokurorinë për zvarritje të çështjes, ndërkohë që pallati po dëmtohet çdo ditë e më shumë./tpz

OPINIONE

INTERVISTA