Pse duhet arrestuar Edmond Haxhinasto/ Ndryshoi projektin 21 herë, kostoja 145 milionë dollarë

Ditët e fundit ka plasur skandali në lidhje me financimin e rrugës Tiranë-Elbasan, i cili ka pasur tre segmente. Ku i pari ka qënë Sauk-Tunel, dhe segmenti i tretë, Tunel-Elbasan.

CNA.al ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, sot ARRSH. Ku nga të dhënat rezulton se nga viti 2013 e në vazhdim, gjatë kohës që ministria drejtohej nga Edmond Haxhinasto, janë bërë 21 ndryshime në projekt.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se kontratat e ndërtimit janë të tipit FIDIC dhe në parim të pandryshueshme, pasi janë tenderuar dhe është firmosur kjo kontratë.

Për segmentin e parë, të rrugës Tiranë-Elbasan janë bërë 14 ndryshime. Ndërsa për segmentin e tretë janë bërë shtatë ndryshime, duke e rritur kështu koston e ndërtimit të rrugës në një vlerë prej 80 milionë euro, ose rreth 95 milionë dollarë.

Kanë qënë këto ndryshime të cilat më pas kanë çuar edhe në mosmarrëveshje dhe kanë bërë të mundur që firma “Aktor” të shkojë në Arbitrazh dhe të fitojë një shumë prej 44 milionë euro. Pra, rreth 80 milionë euro kosto shtesë pas 21 ndryshimeve, kryesisht të propozuara të gjitha nga kompania “Aktor” dhe të gjitha pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, dhe ministër të Transporteve Edmond Haxhinasto.

Kosot e rrugës, të dhënat zyrtare

Rruga Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga ARRSH-ja, ka kushtuar rreth 450 milionë dollarë. Nga të cilat rreth 14 milionë dollarë, ose 12 milionë euro, ka qënë vlera e një kilometri, për 29 kilometër rrugë totale e këtij projekti, nga Tirana në Elbasan.

Tuneli ka kushtuar rreth 105 milionë dollarë. Segmenti i parë i rrugës, pra Sauk-Tunel, ka kushtuar rreth 220 milionë dollarë për 12 kilometra. Theksojmë se ky segment ende nuk është marrë në dorëzim nga qeveria shqiptare. Dhe vlera e një kilometri në këtë segment shkon gati 17.2 milionë dollarë.

Segmenti i tretë, pra Tunel-Elbasan, ka kushtuar rreth 125 milionë dollarë, për një gjatësi prej 11.5 km. Me një kosto rreth 11 milionë dollarë për një kilometër.

Pra, loti i parë ende i padorëzuar ka pasur një vlerë gati 50% më të shtrenjtë sesa segmenti i tretë. Kosto këto të ardhura pas ndryshimeve në projekt, të kërkuara nga firma “Aktor” dhe të miratuara, më shënimin se është kjo e fundit që mban përgjegjësi për këto ndryshime.

LEXO EDHE:  Vasili paralajmëron skandale të reja nga qeveria

Por, në fakt është qeveria shqiptare e cila ka paguar rreth 80 milionë euro, ose rreth 95 milionë dollarë. Kosto të ardhura për shkak të ndryshimeve në projekt.

Pra, ashtu siç theksuam edhe më lart, dhe nga të dhënat zyrtare, rezulton se totali i vlerës së rrugës është 450 milionë dollarë.

Segmenti i parë me vlerë gati 220 milionë dollarë, dhe loti i tretë gati 125 milionë dollarë, duke pasur parasysh se edhe tuneli ka kushtuar rreth 104.6 milionë dollarë.

Vlera mesatare për kilometër në të gjithë gjatësinë është rreth 14 milionë dollarë, ose rreth 12 milionë euro.

Por, ka një diferencë shumë të madhe, mes lotit të parë dhe lotit të tretë. Ku loti i parë ka kushtuar rreth 50% më shtrenjtë sesa i treti.

Fakte dhe argumente

"Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon"/ Haxhinasto: Ekonomia është në depresionKëto janë të gjitha faktet me shifra konkrete për secilin lot, për dëmin e shkaktuar për secilin lot dhe kosto totale.

Me 21 ndryshime në projekt, me disa pika të caktuara të amendimeve të cilat kanë lënë edhe hapësira për firmën “Aktor”, përtej reth 80 milionë eurove, apo 95 milionë dollarëve shtesa për shkak të ndryshimeve në kontratë, shto edhe të paktën 44 milion euro gjobë nga Arbitrazhi.

Pra, nuk është shuma e deklaruar 130 milion dollarë, si shtesë në koston totale bashkë me gjobën e Arbitrazhit, por ajo shkon reth 145 milionë dollarë në total.

Këtu gjithçka ka të bëjë me segmentin e parë dhe të tretë të rrugës.

Pra, 145 milionë dollarët janë shtesat dhe gjoba pas ndryshimeve në kontratë për shkak të këtyre dy segmenteve rrugore, duke përjashtuar tunelin, i cili ka kushtuar rreth 105 milionë dollarë, dhe nuk është i përfshirë aspak në këto të dhëna./ CNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne