Grupi jemenas Huthi pretendon se ka goditur një anije izraelite dhe qytetin jugor të Izraelit

Grupi Huthi i Jemenit tha të enjten se kanë kryer sulme duke shjënjestruar një anije izraelite dhe lokacione të shumta në qytetin jugor izraelit Eilat. Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree tha në një fjalim televiziv se forcat e tyre shënjestruan me sukses anijen izraelite “MSC Darwin” duke përdorur raketa dhe mjete ajrore pa pilot në Gjirin e Adenit.

Saree tha se ata gjithashtu kanë kryer sulme me raketa ndaj objektivave në Eilat. Ai theksoi se forcat e tyre po pengojnë vazhdimisht lundrimin e anijeve izraelite dhe të lidhura me to në Detin e Kuq, Detin Arabik dhe Oqeanin Indian. Huthit kanë vënë në shënjestër anijet që janë në pronësi izraelite, me flamur izraelit, që operojnë ose drejtohen në portet izraelite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me raketa dhe dronë në solidaritet me Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën një ofensivë shkatërruese izraelite që nga 7 tetori 2023.

Me fillimin e sulmeve ajrore hakmarrëse të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër vendeve të Huthive brenda Jemenit, grupi ka deklaruar se i konsiderojnë të gjitha anijet amerikane dhe britanike objektiva ushtarake./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne