Raportohet se administrata amerikane u ka dërguar një projektrezolutë disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që bën thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare në Gaza për të paktën dy vjet. Faqja e internetit e lajmeve Axios ndau detaje të draftit, të përgatitur nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe që thuhet se u është dërguar dje disa anëtarëve të KS-OKB-së.
Sipas raportit, drafti do t’u japë SHBA-së dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse kompetencë të gjerë për të qeverisur dhe siguruar Gazën deri në fund të vitit 2027, me mundësinë e zgjatjes më vonë të kësaj kompetence.Një zyrtar anonim amerikan deklaroi se projektrezoluta do të formojë bazën e negociatave midis anëtarëve të KS-OKB-së në ditët në vijim dhe se synohet që të hyjë në zbatim duke u miratuar në javët e ardhshme dhe që vendosja e trupave të parë në Gaza të vendosen deri në janar.
Zyrtari amerikan deklaroi se ISF-ja do të jetë “një forcë zbatuese dhe jo një forcë paqeruajtëse”.
ISF, e cila do të përfshijë forca sigurie nga vende të shumta, do të sigurojë kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, do të mbrojë civilët dhe korridoret humanitare dhe do të trajnojë një forcë të re policore palestineze.
Në draft thuhet se Forcat e Sigurisë së Shtetit (ISF) do të kryejnë detyra të tilla si shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake në Gaza, demilitarizimi i zonës dhe çarmatosja e grupeve palestineze.
Në mesin e detyrave të ISF-së përfshihet gjithashtu edhe çarmatosja e Brigadave Kassam, krahut ushtarak të Hamasit nëse ato nuk e bëjnë këtë në mënyrë vullnetare.AA
















