Bota Islamofobi

Adoleshentja muslimane: si më larguan nga gara për shkak të shamisë

Një nxënëse muslimane nga Ohajo e SHBA-ve është skualifikuar nga një garë ndërshtetërore e vrapimit, për shkak se mbante në kokë shami.

16-vjeçarja Noor Alexandria Abukaram, shkroi në media sociale për skualifikimin e befasishëm, dhe mediat amerikane menjëherë raportuan për rastin e saj.

Ajo më pas i tha rrjetet informativ ABC News se zyrtarët kontrollues të garës ia kontestuan uniformën pas mbante veshje speciale dhe jo pantallona të shkurtra.

Pasi ndryshoi uniformën, ajo sërish u mor në pyetje, e kësaj herë për shaminë e saj, gjë që e penalizoi nga gara.

Adoleshentja kujton se ka qarë aq shumë sa mezi e ka lajmëruar babin e saj që ta marrë. Për largimin e saj kanë reaguar trajneri i skuadrës dhe gjithë klubi.

Federata e Atletëve të rinj e Ohajos ka deklaruar se nuk kanë ndalesë të posaçme për hixhabin, porse uniforma është një nga rregullat më strikte të saj. /tesheshi

OPINIONE