Aktivitet i Bashkësisë Islame në Ulqin

Në organizim të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe mexhlisit të Bashkësisë Islame në Ulqin ditën e premte është paralajmëruar aktiviteti “Muhamedi a.s. dhe familja”. Në këtë temë do të ligjërojë Hafiz Alpcan Çelik imam i xhamisë “Selimije” në Edirne të Turqisë, fitues i vendit të parë në botë për lexim kurani në vitin 2014-të. Po ashtu një tjetër ligjërues do të jetë dhe teologu nga Shkupi Hasan ef. Baftjari. Aktivitete të këtij lloji në Ulqin janë shumë të vizituara e në të rregullisht angazhohen dhe fëmijët e kopshtit “Xixëllonja” dhe nxënësit e medresesë “Mehmet Fatih” nga Tuzi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne