Adrian Fullani ende prezent në pushtet, “cunat” bëhen zëvëndësministra

Tepsi e madhe dhe uri e madhe!

Edi prezantoi  një tepsi me zëvëndësa, 30 të tillë. Përjashto dy tre kokra, pjesa me e madhe ishin të panjohur. Në fakt emrat origjinalë të tyre i bënin të panjohur për shumicën. Por jo për shumë kohë. Surpriza janë dy prej tyre, gjithnjë afër tepsisë dhe të denjë për të.

Janë “çunat” e Ardian Fullanit! Prej tyre tani Adrian Fullani është në qeveri.

Konstandin Shkurti për të gjithë ata që nuk e njohin me këtë emër është Nine Shkurti, përgatitësi i gjellëve të Adrian Fullanit guvernator, përgatitësi aktual i gjellëve në Kryeministri-selinë e Edit dhe njëherësh shok skuadre  i tij kur luan basketboll.

Nine zëvëndësministër? Mos u tall o burrë! Ky ishte reagimi mes atyre që e njohin, menjëherë pasi Edi shqiptoi emrin e tij.

Toni Gogu është drejtori juridik i Adrian Fullanit guvernator, në periudhën e artë të abuzimeve skandaloze  në Bankën e Shqipërisë. Më pas po prej Adrian Fullanit u bë drejtor i Agjencisë së Sigurisë së Depozitave, në fund, përtej zanatit, është pastori që martoi lali Erin në kala.

Fullani apo Eri loboi për të?

Ta zgjidhin me njeri- tjetrin.

Por ajo që nuk kuptohet ende ka të bëjë me arsyen se përse Edi duhet të zgjidhte personalisht mes “çunave” të Adrian Fullanit!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne