Adriatik Llalla (vet)përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia!

Ish-kryeprokurori Llalla nuk do jetë për 15 vjet në radhët e sistemit të drejtësisë. Kjo pas zbardhjes së vendimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Sipas vendimit, procesi i rivlerësimit të subjektit ndërpritet në momentin e dhënies së dorëheqjes dhe subjekti i rivlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, ose anëtar i KLGJ apo KLP

“Procesi i rivlerësimit për Llallën ka vazhduar edhe pas përfundimit të mandatit si Kryeprokuror. Në 12 shkurt 2018 jemi vënë në dijeni të kërkesës për dorëheqje të Llallës nga funksionet e magjistratit. Me paraqitjen e dorëheqjes Llalla humbet të drejtën e emërimit për 15 vjet në sistemin e drejtësisë”, thuhet në vendim./tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne