Aeroplani bombardues i Rusisë Tu-160 u provua të jetë më superior se ‘rivali’ i tij amerikan B-1B

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka vënë në dukje se për nga veçorit teknike, aeroplani strategjik bombardues i Rusisë Tu-160 është më superior se aeroplani bombardues i SHBA-së B-1B.

Një punim infografik i publikuar nga televizioni rus Zvezda, ka treguar se aeroplani strategjik bombardues i Rusisë Tu-160, për nga veçorit teknike është më superior se ‘rivali’ i tij amerikan B-1B.

Është mësuar se T-160 mund të mbajë 45 ton ngarkesë luftimi, ndërsa B-1B, 34 ton dhe u zbulua se avioni rus ka shpejtësi prej 2 mijë e 230 km / në orë, ndërsa aeroplani bombardues i SHBA-së ka shpejtësi maksimale prej 300 km / në orë.

Sipas këtij lajmi, rrezja e aeroplanit rus është 7 mijë e 300 kilometra, ndërsa e atij amerikan është 5 mijë e 543 kilometra.

Tu-160 konsiderohet të jetë avioni më i madh dhe më i fuqishëm hipersonik i prodhuar ndonjëherë në historinë e aviacionit botëror dhe në të njëjtën kohë avioni më i fuqishëm luftarak që mund të ndryshojë gjeometrinë e krahut. Tu-160, i cili së pari hyri në shërbim të ushtrisë sovjetike në vitin 1987, u përdor për herë të parë ‘ në terren’ në operacionet e Forcave Hapësinore – Ajrore të Rusisë në Siri.

Është njoftuar se në vitin 2015, aeroplanët strategjik bombardues do të rifillojnë prodhimin në Fabrikën e Avionëve Kazan dhe se në nëntor të vitit të kaluar, avioni i ri u dërgua në poligonin e testimit. Pas përfundimit të modernizimit, kapaciteti i ndikimit i T-160 pritet të rritet me rreth 60 për qind.

Është thënë se aeroplani bombardues amerikan B – 1B ka qenë në shërbim të Forcave Ajrore të SHBA-së që nga viti 1985 dhe se është përdorur në operacionin e NATO-s në Jugosllavi dhe në operacionet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne