Bota

Aeroporti i ri i Stambollit, më i madhi në botë (VIDEO)

Aeroporti i ri i Stambollit është një aeroport ndërkombëtar në ndërtim e sipër në rrethin e Arnavutköy në anën evropiane të Stambollit.

Projekti i aeroportit është planifikuar si aeroporti më i madh në botë, i cili pritet të përballoj 200 milionë pasagjerë vjetor. Kostoja totale e projektit pritet të jetë rreth 7 miliardë euro, duke përjashtuar kostot e financimit.

Tenderi për ndërtimin dhe funksionimin e objektit deri në vitin 2030, u mbajt më 3 maj 2013.

Aeroporti do të vendoset 20 kilometra jashtë qytetit në bregun e Detit të Zi dhe do të ndërtohet në katër faza, me të parën që pritet të hapet në 2018.

Ndërtimi i aeroportit është caktuar të zhvillohet në disa faza, duke zgjeruar aeroportin dhe objektet e tij me kalimin e kohës.

Ndërtimi i aeroportit të tretë të Stambollit dhe terminalit më të madh të botës nën një çati do të përfundojë me kohë, tha të martën Ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacioneve të Turqisë, Ahmet Arslan.

“Projekti nuk është në pyetje nga ngërçi [Financiar].

Projekti do të përfundojë me kohë,” tha Arslan për Agjencinë Anadolu.

Ai shtoi se rreth 85 për qind e ndërtimit të aeroportit ka përfunduar.

OPINIONE