Vrasësi i gazetares bullgare: Tregon pse e bëri veprën e tij

I akuzuari për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova, 30-vjeçe, ka deklaruar sot gjatë seancës dëgjimore në qytetin Ruse, se i vjen keq që e ka vrarë Marinovën dhe se nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

“Më vjen shumë keq. Nuk mund ta besojë që e kam bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar Severin Krasimirov, 20-vjeq.

Ai i ka pranuar të dy veprat që rëndojnë mbi të, përdhunimin dhe vrasjen, por ka shtuar se nuk i kujtohet pothuajse asgjë nga kjo ngjarje pasi ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe drogës në ato momente.

Gjykata bullgare ka vendosur që Krasimirov të mbetet në paraburgim që nga fillimi i procesit të gjykimit. Ndërkaq, trupi i gazetares hulumtuese është gjetur më 6 tetor në qytetin Ruse.

Hetuesit fillimisht kishin menduar se Viktoria është vrarë për shkak se po hetonte korrupsionin në BE, por në fund doli të mos jetë ashtu.

Krasimirov është ekstraduar të premten e kaluar në Bullgari nga autoritetet gjermane, ku jeton e ëma që e kishte raportuar të birin tek autoritet gjermane të sigurisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne