Shëtitja me balonë në Kapadokia “zbulon” bukuritë e vjeshtës

Kapadokia, në komunën Goreme, është një nga destinacionet më të njohura turistike në Turqi, meqë atje bëhet një gërshetim i bukurisë natyrore dhe historisë, që bashkë formojnë një nga peizazhet më të bukura në botë.

Këto ditë, ky rajon ka “veshur” ngjyrat më të bukura të vjeshtës, gjë të cilës i gëzohet një numër i madh i turistëve nga e mbarë bota.

Një përvojë e veçantë për ta është se peizazhi që ndodhet në listën e UNESCO-s për trashëgimi botërore, mund të përjetohet përmes shëtitjes me balonë, që janë atraksioni kryesor i këtij qyteti turk.

Përndryshe, kushtet e motit në këtë zonë lejojnë që shëtitja me balonë të bëhet për rreth 300 ditë në vit, ndërkohë që përskaj këtij aktiviteti, turistët e shumtë në Kapadokia nga lartësirat e saj ndjekin perëndimin spektakolar të diellit.

Ndodh që në mëngjes, në të njëjtën kohë të fluturojnë deri në 100 balona, ku secila mund të mbajë deri në 20 njerëz.

Ndërsa trendet gjeologjike formuan oxhaqet e bardha, njerëzit gjatë historisë së Kapadokias lanë gjurmët e qytetërimeve të tyre, duke ndërtuar shtëpi në shkëmbinjtë dhe duke i kthyer ato në kryevepra të qytetërimit njerëzor.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne