Afati i Komisionit Parlamentar në limite, Gjiknuri thërret mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ja kërkesa që ka për grupin negociator

Ndërsa 30 Qershori po afron, datë kur skadon edhe afati i Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari i i këtij komisioni, Damian Gjiknuri ka thirrur nesër pasdite mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në këtë mbledhje Gjiknuri ka kërkuar nga grupi negociator, të sjellë propozime të shkruara paraprakisht për cdo çështje të të mbetur pezull më synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.

Kjo sipas Gjiknurit do t’i lejonte më pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me procedurat e brendshme përpara skadimit te afatit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne