“Hapet Transporti Publik pa kufizime”, Manastirliu: Përdorimi i maskës i detyrueshëm

Në një deklaratë për mediat ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e transportit Publik.

“Dua t’ju informoj për vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për transportin publik.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm”, u shpreh Manastirliu./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne