Afati për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe BDI në konsultime intensive për marrëveshje

LSDM dhe BDI janë në konsultime intensive tashmë për të formuar qeverinë e re. Duket se do të jetë i njëjti koalicion si në qeverisjen e kaluar por nuk dihet nëse palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Tre ditë më parë Presidenti Pendarovski i dha mandatin e formimit të qeverisë pikërisht ish- kryeministrit Zoran Zaev, aktualisht kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve LSDM për të formuar qeverinë.

Para zgjedhjeve pati një përçarje mes partive, për shkak se Ali Ahmeti kërkoi kryeministër shqiptar kurse Zaev u shpreh i bindur se kryeministër do ishte një prej partisë fituese në zgjedhje.

Por sërish BDI kërkon për vitin e parë të mandatit një kryeministër shqiptar, ndërkohë nuk dihet nëse ky është tashmë një propozim konkret apo nëse do e pranojë ose jo Zaevi.

VMRO- DPMNE nga ana tjetër kërkon një nisëm kushtetuese kundër Pendarovski pasi ky i fundit i dha mandatin e formimit të qeverisë pikërisht Zaevit. Ky i fundit ka vetëm 20 ditë kohë për të arritur marrëveshjen dhe për të formuar qeverinë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne