Aferim: shqiptarët trafikojnë 6.5 ton kanabis dhe 1,3 ton kokainë  në Portugali

GJERGJI THANASI

Një nga zhvillimet më negative dhe më shqetësuese të mafies shqiptare këto vitet e fundit është kapja e territoreve  dhe tregjeve të reja në vende, ku më parë prezenca e saj ishte zero ose afër zeros.

Spanjë

Në një operacion të policisë së Rajonit Autonom të Katalonjës (Mossos D’Esquadra) u arrestuan 6 burra dhe pesë gra me moshë nga 32 në 57 vjet. Të arrestuarit ishin shqiptarë dhe spanjollë. Kjo organizatë kriminale ishte e spoecializuar në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit e të hashashit në sasi të mëdha  (me kuintalë e me tonelata). Shqiptarët ishin drejtues të organizatës kriminale, ndërsa spanjollëtdhe spanjollet ishin “të punësuar” nga shqiptarët. Kësaj organizate ju kapën  disa raste tentative për trafikim nga Spanja për në Francë të gjithsejt 1748 Kg. hashash dhe 138 Kg. kanabis. Po ashtu kësaj organizate kriminale iu sekuestruan edhe 218 Kg. kanabis në qytezën katalonjase të Lleida-s, 236 Kg. hashish në qytezën Osuna afër Seviljes. Spanja tashmë është kthyer në “Eldorado” për narkotrafikantët shqiptarë të kanabisit (kultivues dhe importues nga Maroku) si edhe të kokainës të importuar direkt nga Amerika Latine. E reja në goditjen e kësaj organizate kriminale është që asaj ju sekuestruan në

Portugali 6.5 ton

(gjashtë ton e gjysëm) kanabis. Deri tani krimi i organizuar shqiptar në Portugali kishte një prezencë minimale kryesisht me përdorimin e aeroporteve portugeze përfshirë edhe ato në Ishujt Azore për trafik klandestinësh drejt Anglisë. Tashmë kemi zhvillim përkeqësues me hapa galopante. Vetëm një organizatë kriminale shqiptare trafikon 6.5 ton kanabis, po vallë vetëm një organizatë kriminale shqiptare vepron në Portugali?!?!??!  Sigurisht që jo. (për më shumë info mund të konsultohet shkrimi në linkun: https://www.catalunyapress.es/texto-diario/mostrar/2968674/mossos-desmantelan-organizacion-dedicada-trafico-internacional-drogas-lanchas-camiones).  Nga Brazili mësojmë se një organizatë kriminale transnacionale e përbërë nga shtetas shqiptatrë, brazilianë, ekuadorianë dhe portugezë

Portugali 1,3 ton kokainë

tentoi të trafikojë nga Porto De Santos në Brazil për në Portugali 13 kuintalë kokainë. Elementët shqiptarë në këtë organizatë kishin rolin e planifikuesit dhe të financuesit të aktivitetit kriminal. Në këtë rast e reja për Prokurorinë Federale Braziliane  ishte metoda mjaft e sofistikuar  e përdorur për trafikimin e kokainës. Në një kontejner për transport lëngjesh në një ngarkesë prej 23 tonësh vaji vegjetal ishin përzjerë plot 1273 Kg. kokainë. Pakot me kokainë ishin zhytur në vajin vegjetal. Policia braziliane dhe ajo portugeze besojnë se për të organizuar trafikimin e një sasie të tillë kokaine kanë bashkëpunuar disa organizata kriminale (jo të gjitha janë domosdoshmërisht shqiptare). Një konkluzion i tillë mbështetet në faktin që pakot e drogës janë ambalazhuar me logo të markave të famshme si “Rolex”, “Bugati”, “Zilli” etj, që nënkupton se ka më shumë sesa një pritës të “mallit”. Për më shumë info mund të lexohet shkrimi në linkun: https://g1.globo.com/sp/santos-regiao/porto-mar/noticia/2021/06/25/receita-federal-localiza-12-tonelada-de-cocaina-em-carga-de-gordura-vegetal-no-porto-de-santos-sp.ghtml

Maroku

Maroku është një fushë e re veprimi për mafien shqiptare. Deri vonë shqiptarët shërbenin në Marok vetëm si transportues të kualifikuar (pilotë e marinarë) të kanabisit “Made in Morocco”.

Këtë të mërkurë më 30 qershor policia marokene arrestoi 11 persona, ndër to edhe 2 rumunë dhe një shqiptar, që dyshohet se është shefi i kësaj organizate të strukturuar kriminale. Arrestimet u kryen në një rezort turistik afër qytetit port te Tangerit. Sipas policisë mbretërore marokene kjo organizatë merrej me trafikimin me rrugë detare të sasive të mëdha (me tonelata cdo rejs) të kanabisit të prodhuar në Marok. Të arrestuarit (rumunët dhe shqiptari) gjendeshin ilegalisht në Marok. Kësaj bande iu sekuestruan dhjetra celularë dhe sasi të konsiderueshme parash qoftë në Dirham maroken, qoftë në valutë të huaj. Për më shumë info mund të lexoni shkrimin në linkun: https://www.barlamane.com/fr/tanger-un-reseau-international-de-trafic-de-drogue-demantele/

 

AFERIM!!!!!

Narokterafikantëve tanë punëmbaruar e të palodhur!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne