Gylenistet dhe polici katolik Gjovalin Loka i versulen hoxhallareve te Shqiperise

Gylenistët e KMSH-së të cilet me bekimin e amerikaneve kane zaptuar ne menyre ilegale dhe anti-islame kryesine e Komunitetit Musliman te Shqiperise qe prej vitit 2005, ne bashkepunim me drejtorin islamofob te policise se shtetit ne Tirane, mirditorin Gjovalin Loka i kane shpallur ‘kryqezate’ hoxhallareve shqiptare. Pak dite me pare nje grup prej 100 hoxhallaresh, nepermjet nje letre publike, ka kundershtuar nje projekt anti-islamik qe KMSH-ja mbeshteste per ndertimin e nje objekti kishë-xhami-sinagogë në Berlin. Ne ditet e para pas Ramazanit, hoxhallaret kane denoncuar pjesemarrjen e myftiut gylenist te Tiranes ne nje iftar me ambasadorin e Izraelit.

Keto letra ne mbrojtje te principeve te fese islame kane mjaftuar mesa duket per te vene ne pune policine e korruptuar te regjimit te Edi Rames. Drejtuesi i policise Gjovalin Loka, i cili eshte subjekt hetimi nga Vetingu, i ka derguar nje leter reparteve te frikshme te antiterrorit dhe SHISH-it te cilat urdherohen te marrin nen hetim hoxhallaret shqiptare. Ne kete leter Loku Gjovalin përmend emrat e disa hoxhallarëve të njohur në vend: Justinian Topulli, Ahmed Kalaja, Neki Kaloshi dhe Ferid Piku, si iniciatorë dhe mbështetës të peticioneve kunder KMSH-se. Megjithate, katoliku Gjovalin hoxhallaret ne fjale i akuzon si nxites te nje revolte imagjinare.

Letra qe po botohet ketu eshte e frikshme. Ajo i ngjan qarkoreve te KGB-se ruse apo Sigurimit ne kohen e regjimit te babait te Edi Rames kur kleriket futeshin ne burgje per idete e tyre fetare dhe politike. Gjovalin Loka dhe regjimi i Edi Rames survejim dhe perndjekje te ketilla nuk guxojne te ndermarrin kunder klerit katolik, protestant dhe ortodoks ne vendin tone. Por kunder muslimaneve regjimi i Rames ka nje strategji te qarte fashiste dhe islamofobike. Mbetet te shihet nese ish-spiuni i Sigurimit Gjovalin Loka dhe antiterrori do te burgosin dhe kthejne ne martire hoxhallaret shqiptare te cilet duan te mbrojne fene dhe parimet e Islamit ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne