Afganistan, rritet numri i të vdekurve nga sulmi ndaj xhamisë

Numri i të vdekurve në dy sulme të veçanta ndaj një xhamie në qytetin perëndimor të Afganistanit, Herat, është rritur në 29.

Zëdhënësi i Guvernatorit të Heratit, në një deklaratë për AA tha se, numri i të vdekurve në dy sulmet ndaj xhamisë Xhevadije në qendër të Heratit, është rritur në 29, ndërsa numri i të plagosurve në 64.

Farhad duke theksuar se disa të plagosur janë transferuar në Iran, tha se janë të shqetësuar që numri i të vdekurve mund të rritet.

Ndërkohë dëshmitarët okularë treguan se numri i të vdekurve është më shumë se 30. Presidenti i Afganistanit Eshref Gani e dënoi këtë sulm.

Përgjegjësia mbi sulmin ende nuk është marrë nga askush ndërsa nga talebanët pohojnë se nuk kanë asnjë lidhje me sulmin.

Në një sulm tjetër ndaj një xhamie në Herat para dy muajve humbën jetën 7 persona./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne