AFP: Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mes të Vlorës, për tjetërsim pronash

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga vrasja e rëndë e gjyqtarit vlonjate, Skerdilajd Konomi. AFP i ka kushtuar një shkrimi abuzivit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin shqiptar, ku aty përmendet dhe rasti i vrasjes së gjyqtarit Konomi.

“Është krimi i organizuar, i cili qëndron poshtë korrupsion dhe pastrimit të parave nëpërmjet pronës”, tha Fabian Zhilla, nga Institutit Kanadez i Teknologjisë i cili po specializohet në temën e krimit të organizuar.

Ky është një “krim i stilit mafioz, nëse shikohet natyra e organizimit të tij dhe toka në fjalë”, tha shefi i krimit anti-financiar Lutfi Minxhozi për AFP.

Në vitin 2011,  gjyqtari Skerdilajt Konomi u vra në Vlorë. “Hetuesit besojnë se ai pagoi çmimin përfundimtar për refuzimin e firmosjes së veprave të rrejshme të pronës për tokën afër qytetit portual të Durrësit”, tha një burim ligjor nga zyra e prokurorisë për krime të rënda.

Shtrirë në jug të Durrësit, ndërtesat prej betoni dëmtojnë bregdetin. “Çdo zyrtar i përfshirë do të jetë përgjegjës penalisht, pavarësisht nga niveli i tyre hierarkik,”  prokurori Artan Madani, në qytetin e Kavajës.

Vrasja e gjyqtarit me eksploziv, më 9 shtator të vitit 2011, ishte një ngjarje tepër e rëndë për opinionin publik në Vlorë. Konomi, 33 vjeç ushtronte detyrën si gjyqtar i Shkallës së Parë në Vlorë. Makina e babait të dy fëmijëve shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa Konomi ishte në timon në bulevardin Vlorë – Skelë. Edhe pse policia ka deklaruar se është mjaft pranë gjetjes së autorëve, deri tani nuk ka asnjë dyshim apo të arrestuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne