Polici ia mban revolen në kokë ministrit Rikallo gjatë arrestimit të Gjuriq

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo ishte prezent kur policia e Kosovës arrestoi Drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.

Gjuriq po merrte pjesë në një tubim me serbët në veri të Mitrovicës në momentin kur u prangos. I pranishëm ishte edhe ministri i Kosovës, Rikallo.

Policia e Kosovës këtij të fundit në një moment shihet t’i ketë drejtuar armën në kokë.

Pasi qëndroi rreth një orë në Stacionin e Policisë ”Qendra” në Prishtinë, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i prangosur është nisur drejt Merdares ku u lirua.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne