Afrimi Iran-Arabi Saudite shqetëson Izraelin

“Ka tregues që dëshmojnë një afrim midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Zhvillimet që shqetësojnë Izraelin “, thanë ekspertët izraelitë të sigurisë që punojnë në veçanti në Institutin e studimeve mbi” sigurinë kombëtare” të regjimit izraelit.

Sipas një raporti nga agjensia iraniane e lajmeve, Fars, Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare ose INSS në një raport paralajmëroi mbi pasojat e një afrimi midis Iranit dhe Arabisë Saudite për të ulur tensionet: “Një normalizim i tillë që do të dëmtonte interesat e Tel Avivit në rajon dhe do të vështirësojë misionin e tij të sigurisë “. Ky raport është përgatitur nga Yoel Guzinski dhe Sima Shine, dy nga studiuesit e institutit INSS. Raporti thotë: “Kohët e fundit, Riadi dhe Teherani kanë treguar shenja shqetësuese (për Izraelin) për të zgjidhur krizën që ekziston midis dy vendeve. Të dy vendet janë të gatshëm të kapërcejnë problemet e tyre përmes dialogut “. Dy studiuesit argumentojnë se mundësia e afrimit midis Iranit dhe Arabisë Saudite do ta detyrojë Izraelin të reformojë strategjinë e tij rajonale. Arsyeja e këtij reformimi është se strategjia e vjetër rajonale u bazua në interesat e ndërsjella të Tel Avivit dhe Riadit për konfrontimin e tyre me Teheranin. Ky raport i bën thirrje Tel-Avivit që të vazhdojë të vëzhgojë kontaktet iraniano-saudite në një gjendje alarmi të kuq.Qëllimi është që Tel Avivi të mos befasohet nga zhvillimet që do të dëmtonin interesat e tij jetësore. “Vetëdija e Arabisë Saudite për dobësitë e saj mund ta shtyjë këtë vend të zotërojë armë bërthamore. Si rezultat, bilanci i fuqisë në rajon do të ndryshojë, çka është në kundërshtim me interesat e Izraelit. Megjithëse potenciali për marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite nuk është shumë i thellë, për shkak të dallimeve themelore në faktorët gjeopolitikë dhe fetarë midis dy vendeve, një afrim midis të dyve do të vazhdojë të ndikojë në pozicionin rajonal të Izraelit “, theksohet në këtë raport./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne