Bota

Irak, protestuesit djegin shtëpitë e tre deputetëve

Protestuesit në Irak kanë djegur shtëpitë e tre deputetëve të Parlamentit të këtij vendi.

Shtëpitë e tre deputetëve, të cilët janë nga parti të ndryshme politike, u dogjën mbrëmë në vendin Al-Shatrah në provincën Dhi Qar.

Demonstruesit fillimisht dogjën shtëpinë e deputetit Najija al-Satra nga koalicioni Sairoon që mbështet klerikun shiit Muqtada al-Sadr, ndërsa më pas dogjën edhe shtëpinë e Mune Al-Gurabija nga aleanca Fattah si dhe të deputetes Zeynep Al-Hazreci nga koalicioni Shteti Ligjor në krye të së cilës është kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki.

Njësitet zjarrfikëse shuan zjarrin dhe në to nuk ka persona të pësuar.

Protestat antiqeveritare në Irak filluan në javën e parë të tetorit, ndërsa vala e re e protestave filloi më 25 tetor. Gjatë trazirave nëpër rrugë deri tani jetën e kanë humbur 260 persona, ndërsa 12.000 të tjerë janë lënduar./AA

OPINIONE