Zarif në prag të hapit të katërt, u drejtohet evropianëve

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në prag të nisjes së hapit të katërt të uljes së zotimeve bërthamore nga ana e Iranit, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter u është drejtuar vendeve evropiane duke u kërkuar të zbatojnë zotimet e tyre në marrëveshjen bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif, në cicërimin e tij në Twitter vuri në dukje se hapi i katërt i uljes së zotimeve nga ana e Iranit përputhet me paragrafin 36 të marrëveshjes bërthamore dhe është një formë përgjigjeje ndaj shkeljeve të Amerikës dhe të trojkës evropiane. Zarif u ka rikujtuar vendeve evropiane dhe vetë BE se rrugëzgjidhja e situatës është zbatimi i zotimeve nga ana e tyre dhe në atë rast Irani do të kthehet në rrugën e mëparshme. Në këtë mesazh shefi i diplomacisë iraniane publike një video-regjistrim të Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit i cili daton në nëntor të vitit 2018 dhe ka thënë se Pompeo u bë shkaktar që Donald Trump, presidenti amerikan të zgjedhë rrugën e gabuar lidhur me marrëveshjen bërthamore.

Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore pritet të zbatohet më datë 6 nëntor të këtij viti./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne