Agron Shehaj: Edi Rama komandon oligarkët për të vjedhur Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj i ftuar në emisionin të paekspozuarit ka folur për skandalin e kompanisë amerikane në tenderin e Unazës së Re.

Unë dyshoj se kompania ofshore është krijuar në SHBA sepse Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij iu duheshin lekët në SHBA. Ju thatë se kompania nuk ekziston.

Kompania në fakt ekziston dhe lekët do të shkonin tek kjo kompani që ne nuk e dimë e kujt është. Kjo kompani iu duhej në SHBA sepse të transferosh lekët është shumë e vështirë dhe kjo është arsyeja që kanë krijuar këtë kompani ofshore për të bërë të mundur kalimin e lekëve pa probleme”, tha deputeti i PD-së Agron Shehaj, në emisionin Të paekspozuarit, për të sqaruar arsyet pse Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ngritën një kompani ofshore në SHBA.

Deputeti i PD-së sqaroi se të gjitha denoncimet që ai ka bërë lidhur me këtë çështje, i ka bërë si deputet i PD-së dhe në emër të PD-së, duke theksuar se opozita është e vendosur të denoncojë çdo akt korruptiv.

“Hodhët një dyshim mbi rolin e opozitës mbi denoncimin e këtij skandali. Unë jam deputet i PD-së dhe në momentin kur unë bëj një denoncim është si deputet i PD-së.

Denoncimi është bërë nga Partia Demokratike. Nuk është e vërtetë që Rama ka shpëtuar nga goditjet e opozitës. Rama mund të jetë përpjekur ta fitojë këtë por absolutisht nuk ka ndodhur dhe Rama nuk ia ka dalë. PD ka bërë denoncime të vazhdueshme për çdo aferë korruptive që ka ndodhur.

Nuk ka asnjë dyshim. Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka përmendur disa herë emrin e Bashkim Ulajt e megjithatë nuk është ky thelbi.

Mendimi im është që nuk janë oligarkët që e komandojnë Edi Ramën. Unë mendoj se Rama që kontrollon oligarkët.

Është Edi Rama me një grup njerëzish që vjedh shqiptarët. Nuk ka në Shqipëri një sipërmarrës që mund të punojë me Edi Ramën pa u përfshirë në aferat e tij. Mua më vjen keq sepse janë viktima të Edi Ramës. Janë fenomene që nuk i solli Edi Rama dhe është e vërtetë. Edi Rama po kalon çdo kufi.

Unë po them diferencën midis qeverisë së mëparshme me këtë qeveri. Por nivelet e këtij korrupsioni jkanë kaluar çdo kufi. Nuk jam këtu për të mborjtur ata që kanë qënë përpara. Unë jam këtu për të denoncuar aktualitetin korrupsionin e kësaj kohe. Edi Rama po bashkëpunon em një grup njerëzish duke fituar shumë para me qëllim që pastaj të blejë vota, të blejë drejtësinë e çdo pushtet me qëllim për të mbajtur pushtetin me çdo kusht”, tha Shehaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne