Ahmed Kalaja kundër zgjedhjeve ditën e Bajramit: Kujdes, po kërkoni që besimtarët të mos marrin pjesë në votime

Imami Ahmed Kalaja është shprehur publikisht kundër zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare më 25 qershor, pasi kjo datë përkon me festën e Fiter Bajramit.

Kalaja e konsideron vendimin e dy forcave politike si tallje ndaj myslimanëve dhe ditës së tyre të shenjtë.

“Dita e Fiter Bajramit te ne muslimanët gëzon shenjtëri të veçantë është ditë pushimi në kalendarin vjetor të muslimanëve po edhe te të festave zyrtare të shtetit shqiptar, ndërrmarrja e një hapi të tillë nga parlamenti do të ishte një ogur i keq martesës së brishtë dhe një tregues se torta e qeverisë teknike është e helmuar jo e bekuar”, shkruan Kalaja.

Imami apelon politikën që të reflektojë dhe deri të hënën të ndryshojnë vendimin pasi në të kundërt kjo do të konsiderohet si kërkesë që besimtarët të mos marrin pjesë në votime.

Reagimi i plotë i Ahmed Kalasë:

ZGJEDHJET MË 25 QERSHOR!!!!! TALLENI JU!!!

Qendrim, personal si qytetar si shqiptar si besimtar si musliman si hoxhe apo imam;

Une Ahmed Kalaja;

Nuk e besoj kurre qe;

Data e zgjedhjeve do te jete më 25 qershor?!

Gjithmone ritheksoj faktin se prononcimet e mia ketu ska perse te komentohen si mbeshtetje apo pozicionim politik apo partiak jo se nuk lejohet pozicionimi fetarisht po niveli edhe ” dashamiret ” do e shfrytzonin si rast te majmë per te nxjerre mllefet e zilite e xhelozite e tyre te kalbura e si pasoje te behej lajm apo te ndermerreshin qendrime te caktuara.

Kur e degjoja si lajm aspak se kam marre seriozisht sepse kjo nuk mund te ndodhe; nuk mund te ndodhe as duhet te ndodhe qe dita e Bajramit dita e festes gezimit lumturise e shperblimit hyjnor te behet objekt pazaresh, pacavuresh.

Dita e Fiter Bajramit te ne muslimanet gezon shenjteri te veçante eshte dite pushimi ne kalendarin vjetor te muslimaneve po edhe te te festave zyrtare te shtetit shqiptar, nderrmarrja e nje hapi te tille nga parlamenti do te ishte nje ogur i keq marteses se brishte dhe nje tregues se torta e qeverise teknike eshte e helmuar jo e bekuar.

Forcat politike kane kohe per te reflektuar deri te henen edhe kete ta marrin ne konsiderate perndryshe per ne do te jete teper ofenduese, jo me dite gezimi e feste po nje dite e hije zeze diskriminuese e asaj pjese te popullisise autoktone qe paten dore vendimtare ne pavarsine e ketij kombi edhe ne shtetformimin e tij te pare po qe edhe udhehoqen me largpamesi institucionet e para te shtetit te brishte te sapo formuar etj etj.

Akoma nuk e besoj se nuk eshte per tu besuar!!!!!

Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike te reflektojne;

Apeloj zerat besimtare pavaresisht besimeve brenda partive te reflektojne;

Apeloj qytetaret besimtare brenda forcave politike te reflektojne pavaresisht besimeve te reflektojne;

Apeloj te gjithe pa perjashtim per reflektim civil qytetar se me te vertete do te ishte turp i madh.

Sikur po apeloni besimtaret te mos jene pjese e votimeve ne diten e shenjte te tyre;

Prandaj Kujdes.

Faleminderit per mirekuptimin edhe durimin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne