Indonezi, protestë kundër Izraelit

Në Indonezi u organizua një protestë për lirimin e palestinezëve të cilët po mbahen në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit të cilët u mblodhën përballë Ambasadës palestineze në Xhakartë, me pankarta në duar dhe me slogane kanë protestuar kundër mbajtjes së palestinezëve nëpër burgjet izraelite pa treguar arsye.

Protestuesit më pas marshuan drejt ndërtesës së zyrës së OKB-së në Indonezi, ku brohoritën me sloganet “Palestina e Lirë” dhe “Mbështetje për Palestinën”. Kurse disa prej protestuesve kanë mbledhur ndihma për palestinezët.

Përfaqësuesi i shoqatës El-Aksa të Indonezisë, Annas Nasution në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se Izraeli po i burgos njerëzit në mënyrë jo të drejtë.

“Tani në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë. Por këto burgime janë të paligjshme duke mos treguar arsyetime. Ne jemi këtu për të reaguar ndaj këtij qëndrimi të Izraelit”, tha Nasution.

Gjatë protestës u rritën masat e sigurisë në ndërtesën e zyrës së OKB-së, ndërsa përfundoi pa incidente./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne