Ai është më tepër një lider Daeshi sesa një president amerikan… Kjo deklaratë është një deklaratë lufte, megjithëse ajo është thënë nga Trumpi. Turqia ka për të hyrë në lindje të Eufratit dhe ju nuk do të mund të bëni për këtë asgjë!

nga Ibrahim Karagul.

Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump që thotë: “Ne do ta shkatërrojmë Turqinë ekonomikisht nëse ajo godet kurdët”, është një nga shantazhet më të mëdha në historinë e politikës. Nuk ke asnjë mënyrë për ta shpjeguar atë me ndonjë gjuhë politike, justifikim apo logjikë.

Kjo deklaratë është shenjë e një mendje të çrregulluar, të dalë jashtë kontrollit. Kjo është shenjë e një mentaliteti të Daesh-it (ISIS) dhe jo e një presidenti shteti. Vetëm një organizatë terroriste mund të bëjë deklarata të tilla. Vetëm një organizatë terroriste mund ti shikojë ngjarjet përmes një mendësie të tillë. Ky është shembulli i një pamendësie që qëndron përtej Turqisë dhe realitetit të rajonit; është gjendja e një mendjeje që e ka humbur logjikën dhe ka rënë peng e mentalitetit të një organizate terroriste.

Asnjë vend nuk mund ta bëjë Turqinë që të përkulet me anë të një kërcënimi të tillë

Asnjë shtet nuk mund ta bëjë Turqinë që të bëjë dicka me një kërcënim të tillë. Asnjë forcë nuk mund të marrë kontrollin e Turqisë me një shantazh të tillë. Udhëheqësi i një vendi që është aleat i organizatave terroriste, që themeloi ISIS-in për ti hapur rrugën pushtimit, që armatosi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe që e bëri atë që të sulmojë Turqinë, e cila po përpiqet të ndalë vendin tonë nga rrethimi i Sirisë veriore, që e ka ndarë rajonin në copa dhe që po hap rrugën për konflikte të reja rajonale më të shumta dhe më të mëdha, nuk mund të predikojë për rajonin tonë dhe të na mësojë se me kë dhe si të bashkëpunojmë.

Asnjë vend nuk mund ta mbrojë terrorin duke u fshehur pas një identiteti etnik dhe të kërcënojë një vend të identifikuar si “aleat” nëpërmjet këtij qëllimi të fshehur. Ai nuk mund ti provokojë fqinjët e tij të afërt për ti vënë kundër Turqisë. Nuk mund ta provokojë botën arabo-muslimane për ta bërë kundër Turqisë. Ai nuk mund ti vazhdojë objektivat e tij të fshehta që synojnë mbylljen e një vendi në Anadoll duke i fshehur ato midis disa marrëdhënieve specifike.

SHBA-ja është bërë një kërcënim për botën: Ne po përballemi me një bandit global

As SHBA-ja dhe as Trumpi nuk e kanë moralin, lejën, apo fuqinë ekonomike dhe politike për të sjellë rend në botë. SHBA e ka humbur me kohë këtë pushtet. Më e rëndësishmja është se reputacioni dhe fuqia e tij janë tronditur shumë dhe kanë rënë.

Ky shembull nuk është vetëm për ne. SHBA është vetëm se një shtet agresiv nga Amerika Latine në Rusi, nga Kina në Afrikë, dhe në fakt është i tillë edhe përgjatë gjithë rrugës për në Evropë. Qëndrimi, qasja, mënyra se si e percepton botën, e ka bërë atë një kërcënim global.

Kjo është situata e re që administrata amerikane dhe publiku i saj duhet të kuptojnë. Sepse vendi i tyre nuk është më një fuqi që i jep drejtim botës, pasi është kthyer në një organizatë. Ky është rreziku i madh. Ne po përballemi me një shtet jashtëzakonisht barbar dhe të pabalancuar që është në gjendje të bëjë çdo gjë në çdo kohë. Kështu që ne jemi ballë për ballë me një fuqi vulgare që e ka humbur reputacionin e saj. Ne po ngrihemi kundër një banditi global.

Nuk mund të impononi asnjë skemë për Turqinë: Ne asnjëherë nuk kemi për ta përjetuar sërish shekullin e 20-të

Epoka e këtyre kërcënimeve për Turqinë është mbyllur. Nuk ka më një vend që të mund të ndryshohet me një mesazh në Twitter, një vizitë në Ankara apo një artikull të botuar në median amerikane. Nuk ka më një Turqi që të mund të pushtohet me terrorizëm pa pasur mbrojtje. Nuk ka më një vend që do të bjerë para këtyre blofeve, që mund të detyrohet të bjerë në gjunjë para operacioneve të dollarit dhe që mund të skllavërohet përmes terrorizmit ekonomik. Nuk ka më një Turqi që mund të izolohet me operacionet e parave përmes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE).

Ju nuk mundeni më të impononi një skemë për Turqinë. Nuk është një vend që mund të detyrohet të pranojë skemat e reja të Sirisë, skemat e Irakut dhe skemat e Arabisë Saudite dhe të Gjirit. Kjo nuk ka për të ndodhur. Për shkak se Turqia nuk është më vendi i tutelës së kontrolluar, ai ka paguar çmime të mëdha në këtë luftë. Nëse është e nevojshme, ai ka për të paguar çmime edhe më të rënda, megjithatë shekulli i 20-të nuk ka për tu përsëritur më.

Rajoni ynë, vendi ynë, mendja jonë

Ne po kërcënohemi nga udhëheqësi i një vendi që është në luftë me më shumë se gjysmën e botës. Ne po flasim për SHBA-në, që guxon të përcaktojë marrëdhëniet tona me kurdët, arabët, iranianët, Azinë Qendrore, Azinë Jugore dhe Lindjen e Largët, vendin i cili vjen në kufijtë tanë nga mijëra kilometra larg dhe na flet ne për gjepurat e sigurisë, vendin i cili është mbështetur tek ky vend për tre dekada.

Askush në këtë vend nuk i beson më këto gënjeshtra. Nuk ka më një mendje politike dhe identitet social që ta shohë vendin tonë, kufijtë tanë ose rajonin tonë nëpërmjet indoktrinimeve amerikane. Mendjet tona, njohuritë tona për rajonin, pasuria jonë politike dhe planet tona për të ardhmen janë të qarta. Kufizimi i këtyre, kufizimi i një kombi me anë të një shfaqeje vulgare të pushtetit është një perspektivë idiote.

Le të shohim sesa e degjon Trumpin vendi i tij lidhur me Turqinë

Shtetet e Bashkuara, një shtet që ka nisur luftëra tregtare me Kinën, Rusinë, vendet evropiane, Amerikën Latine dhe Turqinë, ndër të tjera, së shpejti do të shohë se këto luftëra do ti kthehem mbrapsh. Ne po flasim për një shtet që nuk ka aleatë të tjerë përveç se disa shteteve të vogla dhe disa organizatave terroriste. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të kuptuar gjithçka.

Le ti ndalojë Trumpi kërcënimet ndaj Turqisë dhe ta shohim sesa do e degjojë dhe do i bindet vendi i tij për këtë. Një udhëheqës i cili është i paaftë për ta bindur vendin i tij për të sulmuar Turqinë sipas mënyrës së tij, nuk është gjë tjetër veçse një i marrë. Presidentit të SHBA-së i duhet të shohë menjëherë se tani po krijohet një botë e re. Ajo që ai duhet të bëjë është ta bëjë vendin e tij të përshtatshëm ndaj këtyre risive. Në histori ekzistojnë shembuj të shumtë rreth shkallës së progresit të perandorive, të cilat nisën të lundrojnë në drejtim krejtësisht të kundërt me rrjedhën e njerëzimit.

Nga kufiri iranian deri në Mesdhe: nuk mund të ketë më forca të huaja dhe as organizata terroriste

Turqia do të refuzojë që të jetë e rrethuar nga jugu dhe kurrë nuk do t’i dorëzohet kësaj. Turqia po ndërmerr me vendosmëri hapat e duhur për të prishur atë skemë të planifikuar, atë korridor terrorist. Turqia do të prishë lojën e madhe të shtrirë nga SHBA-ja në Izrael, nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Arabinë Saudite dhe deri tek të gjithë partnerët e tyre brenda vendit. Për ta arritur këtë ajo i ka që të dyja, fuqinë dhe zgjuarsinë.

Turqia nuk do të lejojë një organizatë terroriste ose një vend nga jashtë rajonit që të marrë kontrollin mbi të gjithë kufirin e saj jugor që përfshin kufirin që nga Irani deri në Mesdhe.

Një ndërhyrje në lindje të lumit Eufrat nuk mund të shtyhet

Prandaj, Turqia duhet të ndërhyjë dhe do ndërhyjë në lindje të lumit Eufrat në Siri. Rreziku këtu është fatal dhe real; është rreziku më i madh i vendit tonë. Çdo ditë që ne e shtyjmë këtë ndërhyrje, çmimi që do të paguajmë ka për tu rritur dhe do të vazhdojë të rritet.

E gjithë bota duhet ta dijë se megjithëse kemi paguar një çmim tejet të madh, ne kemi për ta fituar atë luftë. Ne jemi gati që vullnetin dhe genin tonë histori bërës ta cojmë në këtë epokë. Ne jemi të pajisur mjaftueshëm për tua gjuajtur kërcënimet dhe hartat e tyre në surrat. Do ta bëjmë këtë dhe ju keni për ta parë kur të ndodhë. Ju do ta mësoni se ne kurrë nuk kthehemi mbrapsh…

Të thuash se do të shkatërroni ekonomikisht një vend, është premisë për luftë. Por në fund të fundit është Trumpi ai që e thotë këtë ./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne