Air Albania me 105 milion USD humbje, mbulon fluturimet me charter të Ramës – pse SPAK e ILDKP nuk e heton

Nga Ola Xama

 

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania apo ortakëve të saj (Turkish Airlines, MDN Investiment dhe Albcontrol), nuk ka asnjë pagesë për shërbimin e fluturimit që kompania i ofron kryeministrit Edi Rama.

Teza më e mundshme është një shpjegim që ka dhënë vetë z.Rama dikur, kur ka thënë se ka lidhur një marrëveshje promocionale me kompaninë, ku Air Albania përfiton publicitet e klientelë, ndërsa kryeministri mbulon shpenzimet për udhëtimet luksoze.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje në Deklaratën Vjetore të Pasurisë dhe Interesave Privatë kryeministri?

Një vit më parë, për një rast të ngjashëm kryebashkiaku i New York ,Eric Adams, është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për rryshfet pasi ka marrë bileta të klasit “business” e ku për koicidencë pala që i ka ofruar ka qënë kompania Turkish Airlines.

Po të shohësh të dhënat financiare të kompanisë Air Albania, kupton se deri më sot kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në 2024.

Humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit.

Pra, ‘de facto’ kompania është në faliment! Po t’i shtojmë kësaj shifre dhe 53 milion USD detyrime që ka ndaj palëve të treta, gropa financiare e Air Albania arrin në 105 milion USD.

Atëherë çfarë ka përfituar kompania nga promovimi që i ka bërë kryeministri Edi Rama pasi nuk ka asnjë teori ekonomike që të shpejgojë rritjen e buxhetit të marketingut kur gropa financiare thellohet?!

Si ka mundësi që asnjë nga institucionet e pavaruara si ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi dhe nuk shtrojnë këto pyetje?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne