Ajola Xoxa kërkoi kthimin e telefonit të sekuestruar, GJKKO shtyn seancë për në 20 shkurt

Seanca e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për Ajola Xoxën është shtyrë për në datën 20 shkurt. Xoxa, e cila është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkoi kthimin e telefonit të saj të sekuestruar gjatë hetimeve.

Bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, aktualisht ndodhet në “arrest me burg”.

Ajola Xoxës iu sekuestrua telefoni gjatë kontrolleve nga agjentët e BKH në banesën e saj në 6 dhjetor 2024./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne