Akar për operacioni Kthetra-Tigri: Deri tani janë goditur më shumë se 700 objektiva

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se që prej fillimit të operacionit Kthetra-Tigri, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) zhvillojnë në veri të Irakut janë goditur më shumë se 700 objektiva.

Akar dhe zinxhiri komandues i TSK-së inspektuan në vend operacionin duke shkuar në Bazën Shkëmbi i Zi (Siyah Kaya) në pikën zero të kufirit, që ka veçorinë e një prej bazave më të afërta nga ku zhvillohet operacioni.

Hulusi Akar së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler), Komandantin e Forcave Tokësore, gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), Komandantin e Forcave Detare, admiralin Adnan Ëzball (Adnan Özbal), Komandantin e Forcave Ajrore, gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Hasan Küçükakyüz) dhe Komandanti i Armatës së 2-të, Gjeneralarmate Sinan Yayla vazhdojnë inspektimet në rajonin kufitar.

Akar ndoqi nga afër përgjatë gjithë natës gjendjen në terren dhe duke tërhequr vëmendjen se operacioni Kthetra-Tigri vazhdon me sukses, shtoi: “Komandot tona hyjnë në strofkat e terroristëve, hyjnë në shpellat e tyre, kanë filluar ti shkatërrojnë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Në operacion deri tani është marrë kontrolli i rreth 150 shpellave. Janë çaktivizuar rreth 160 mina dhe bomba artizanale të kurthuara prej terroristëve të poshtër. Kemi sekuestruar shumë municione dhe armë. Njësitë tona ajrore dhe tokësore deri më tani kanë goditur më shumë se 700 objektiva”, tha Akar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne