VIDEO/ “Administrimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës ka dështuar”, Zhupa: Veliaj pastrim parash nëpërmjet “Eco Tirana”

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar sot një video me pamje nga brenda landfillit të Sharrës, që faktojnë gjendjen e trajtimit të mbetjeve.

Sipas Zhupës, kryebashkiaku Veliaj ia ka dhënë kontratën për administrimin e mbetjeve kompanisë “Eco Tirana” sh.a e cila do administronte mbetjet, procesin e diferencimit në burim dhe ricikliklimin e mbetjeve por kjo nuk ka ndodhur kurrë.

POSTIMI:

Administrimi i mbetjeve në Tiranë ka dështuar! Gjëndja e Landfillit të Sharrës është një nga provat që duhet të administrojnë SPAK në hetimin e Veliajt në pastrimin e parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a.

Veliaj ka premtuar një situatë krejt ndryshe nga ajo që është sot në Landfillin e Sharrës, edhe jo vetëm e ka premtuar por ka paguar nga paratë tona dhe ka lidhur një kontratë ku “ECO TIRANA” sh.a merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës.

Pamjet filmike faktojnë që gjëndja e trajtimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës është e rëndë dhe me pasoja të mëdha në mjedis, në shëndetin e njerëzve dhe në financat e buxhetit të Bashkisë Tiranë që rendojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.

Prej 5 vitesh Bashkia Tiranë ka krijuar një zinxhir kompanish si “Eco Tirana” sh.a , “Eco Recycling” sh.a dhe kontraktimi i inceneratorit korruptiv “Integrated Energy BV SPV” që merren me administrimin e mbetjeve.

Por ky zinxhir kompanish është paguar dhe paguhet shtrenjtë nga qytetarët edhe ka dështuar për të dhënë rezultat. Kompania “Eco Tirana” sh.a do administronte mbetjet, procesin e diferencimit në burim dhe ricikliklimin e mbetjeve por kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Veliaj nuk mund të fshihet pas kasetave të gatshme me propagandë! Veliaj duhet të përgjigjet përpara drejtësisë!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne