“Venecia” i dha të drejtë Metës, LSI: Tani populli shqiptar pret ndëshkimin e atyre që ishin në anën e padrejtësisë

Pasi Venecia u shpreh qarte se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vepruar drejt kur ka pezulluar procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të një anëtari të Kushtetueses, vjen reagimi nga LSI.

Shefi i kabinetit ne LSI, Eriol Braimllari thekson se “Venecia u shpreh në verdiktin final të saj se Presidenti i Republikës është pozicionuar qartazi në anën e ligjit dhe të drejtës”!

Sipas tij, pas kësaj, populli shqiptar pret ndëshkimin e atyre që ishin në anën e padrejtësisë.

Mesazhi i plotë:

Venecia u shpreh në verdiktin final të saj se Presidenti i Republikës është pozicionuar qartazi në anën e ligjit dhe të drejtës!

Tani populli shqiptar pret ndëshkimin e atyre që ishin në anën e padrejtësisë.

Kultura e pandëshkueshmërisë që përmendet edhe në çdo raport vjetor që realizon për Shqipërinë Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të marrë fund. Nëse duam një vend normal, sabotatorët e reformave madhore dhe integrimit të vendit nuk kanë vend në drejtim të institucioneve.

Shqipëria ka përpara 15 kushte që e ndajnë nga Bashkimi Europian dhe krahas votimit formal të reformave apo paketave ligjore të nevojshme kemi nevojë më shumë se kurrë për substancë dhe kulturë të re demokratike!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne