Akar: Teknologjia e lartë e mbrojtjes ka pjesë të rëndësishme në Operacionin “Burimi i Paqes”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se përveç heroizmit të ushtarëve turq, pjesa e teknologjisë së lartë është gjithashtu e madhe në arritjen e qëllimit në Operacionin “Burimi i Paqes”.

Në fjalën e tij të mbajtur në Panairin e Produktivitetit dhe Teknologjisë që organizohet në kryeqytetin Ankara, ministri Akar tha se është shënuar progres i rëndësishëm në fushën e teknologjisë, veçanërisht në mbrojtje dhe se rezultatet duken qartë në sukseset e arritura në operacionet e kryera brenda dhe matanë kufirit.

“Përveç sakrificës dhe heroizmit të ushtarëve tanë edhe teknologjia e lartë që kemi në inventar ka një rol të madh në arritjen e qëllimeve tona në Operacionin “Burimi i Paqes”, bëri të ditur Akar.

Duke vënë në dukje që niveli i prodhimit vendor dhe kombëtar është rritur në 70 për qind në industrinë e teknologjisë së lartë të mbrojtjes, ministri Akar tha se “Kemi ende shumë punë për të bërë”, ndërsa preku edhe në rëndësinë e punimeve të kërkim-zhvillimit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne