Aksident i rëndë në aksin Durrës-Tiranë, përplasen 6 automjete. Dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ku janë përplasur me njëra-tjetrën 6 automjete.

Policia njofton se si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne