Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Laç, makina merr përpara biçikletën, vdes 50-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç.

Një makinë ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë N.Sh., rreth 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë

Krujë

Informacion paraprak

Më datë  05.09.2019 , në aksin rrugor Fushë Kruje-Laç, në fshatin Luz, një mjet tip MAN, me drejtues S.D.,  ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin N.Sh., rreth 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne