Shqiperia

Aksident i rëndë në Shkodër, gjashtë të plāgosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Vija e Vrakës, mbrëmjen e së dielës.

Nga raportimet e para mësohet se janë tre makina të cilat janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plāgosur të paktën gjashtë persona.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka informacione për shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e të plāgosurve./tpz