Këshilltari i Liderit Suprem të Iranit :Shpërthimi në Bejrut, 100 për qind vepër e Izraelit

Ish ministri i mbrojtjes i Iranit dhe këshilltari aktual ushtarak i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, tha se shpërthimi i fundit vdekjeprurës në Bejrut ishte “100 përqind vepër e Izraelit” që kishte për qëllim të nxiste popullin e Libanit kundër Hezbollahut dhe të çarmatosë lëvizjen e rezistencës libaneze.

Në një intervistë me Televizionin Phoenix të Kinës të transmetuar të Dielën, Hosein Dehkan theksoi se nga regjimi i Tel Avivit nuk pritet asgjë tjetër përveç krimit. I pyetur për shpërthimin e 4 gushtit në Bejrut, Dehkan u përgjigj: “Unë mendoj se ajo që ndodhi është  100 përqind vepër e Izraelit pasi synonte rezervat ushqimore”. “Cili është mesazhi kur shkatërroni rezervat e një vendi të goditur nga kriza që tashmë ka probleme në këtë drejtim, përveçse të bëni presion mbi njerëzit për të krijuar hapësirë për një qëllim tjetër? Sipas mendimit tim, kjo është 100 përqind një vepër izraelite, “shtoi ai.Dehkan tha gjithashtu se kur izraelitët bëjnë diçka, ata shpejt krijojnë një histori për të larguar vëmendjen prej saj. “Për shembull, thuhet se Hezbollah dhe rezistenca janë shkaku i të gjitha problemeve të kombit libanez dhe se këta eksplozivë u përkisnin atyre. Kjo ndërsa kombi libanez e konsideron Hezbollahun si pjesë të vetes dhe Hezbollahu u shërben interesave  të sigurisë të popullit libanez. Hezbollah kurrë nuk ka vepruar kundër popullit libanez, “vuri në dukje ai. Ish ministri i mbrojtjes i Iranit më tej tha se qëllimi i Izraelit është “të nxitë kombin libanez kundër Hezbollahut dhe përfundimisht të çarmatosë rezistencën libaneze”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne