Gazment Bardhi: Kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK? Dosja dhe provat janë në Prokurori

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pranon se nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Ai pohon se më 29 mars, i ka dërguar informacion Prokurorisë së Posaçme me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1.

Reagimi i plotë:

Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin.  Në datë  29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori.  Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!/tpz

Gazment Bardhi: Kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK? Dosja dhe

Gazment Bardhi: Kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK? Dosja dhe

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne