Elvi Fundo tregon skandalin: Koncesionari i Sharrës duhet t’i blinte dherat, por bashkia ua faturoi me detyrim e pa ligj bizneseve dhe qytetarëve

Gazetari Elvi Fundo zbuloi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV skandalin e bashkisë së Tiranës me depozitimin e dherave dhe të inerteve në landfillin e Sharrës. Koncesionari duhej t’i blinte apo gjente vetë dherat për të mbuluar mbetjet e qytetit, por, me marrëveshjen antiligjore të bashkisë, çdo kompani ndërtuese dhe individ duhet të çonte me detyrim dhe duke paguar 4 deri në 8 euro dherat dhe inertet në Sharrë.

“Biznesi me dherat lindi kur kompania koncesionare mori kontratën dhe dherat duheshin për të mbuluar plehrat. Ajo ose do t’i gjente ose do t’i blinte. Bënë marrëveshje dhe miratuan tarifën 4 euro për ton dhera dhe 8 euro ton internet. Kompanitë private shpikën këto tarifa dhe ato nuk i miratoi as qeveria. Bashkia thotë se ato janë marrëdhënie privat-privat. Kompania thotë unë kam operuar, ndërsa shteti s’ka dijeni. Aty janë futur kostot për çdo apartament në Tiranë. Erion Veliaj mburret se është rritur vlera e pronës në Tiranës. Po është rritur, por kosto e një apartamenti është rritur nga 260 euro deri në 300 euro për metër katrorë vetëm nga tarifat, siç janë dherat. Këto para i janë futur qytetarit.

Kompania “Integrated…”ka 27 mln euro xhiro në vit nga të cilat 12 mln euro janë të ardhura nga dherat nga një tarifë e pamiratuar. Këta miratuan tarifat për mbetjet urbane, por jo për dherat dhe intertet dhe kompania duhet t’i blinte, jo t’i detyronte bizneset dhe qytetarët të paguanin për to”. /tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne