Aksident me vdekje, makina përplas kalimtarin

Aksident me vdekje në rrugën kombëtare Burrel-Klos. Makina ka përplasur një kalimtar, i cili ka humbur jetën në spital.

Sipas informacioneve të para, viktima është një 44-vjeçar, teksa policia ka shoqëruar shoferin e mjetit. (foto ilustruese)

Informacion paraprak
Me datë 06.10.2024, rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne