Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

Aksident në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç. Fillimisht janë përplasur dy mjete ndërsa kanë goditur edhe një mjet tjetër më pas. Sipas informacioneve, i lënduar ka mbetur njëri prej drejtuesve të mjeteve i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti raportohen edhe dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./BW

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne