Një makinë e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës është përplasur mëngjesin e sotëm me një autobot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.
Sipas informacioneve paraprake njëri prej të plagosurve është dërguar në spitalin e traumës. Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.