Aksident në aksin Lushnje-Berat/ U përplas nga një automjet, ndërron jetë në vend 65-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat ne fshatin Barbullinjë. Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi.

Mjeti i drejtuar nga 46 vjeçari-Aleksandër Misto ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne