Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, raportohet për tre të plagosur! Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.

aksident peqin (2)

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

 

 

Të lënduarit raportohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Peqinit.

aksident peqin (1)

Siç shihet edhe në foto, pas përplasjes mes tyre, automjetet kanë dalë jashtë rruge, ndërsa duken edhe dëmet materiale.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne