Aksident në Berat, makina përplas për vdekje të moshuarin

Tragjik ka rezultuar fati i një 78-vjeçari në Berat, i cili është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën afër lumit Osum, pas bibliotekës së qytetit.

Viktimë nga aksidenti është Hatem Grëmshi, banues në lagjen ‘Donika Kastrioti’.

Aktualisht ai ndodhet në morgun e spitalit. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Bernard Çapuni, 25 vjeç. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne