Çavuşoğlu: Paqja dhe stabiliteti në Siri, përmes procesit politik

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se marrëveshja turko-ruse për krijimin e një zone të demilitarizuar në Idlib është mundësia e fundit për zgjidhje politike të krizës në Siri.

“Nuk duhet të humbasim këtë mundësi”, tha Çavuşoğlu.

Kryediplomati turk tha se qëllimi themelor i marrëveshjes është për të parandaluar sulmet e forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe për të shpëtuar civilët në rajon, nga i cili do të largohen të gjitha elementet terroriste.

“Paqja dhe stabiliteti në Siri duhet të ndërtohet përmes procesit politik”, tha Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu foli për AA në margjinat e seancës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, ku u takua me homologët rusë dhe iranianë Sergej Lavrov dhe Javad Zarif.

Presidentët e Turqisë dhe Rusisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin, javën e kaluar në Soçi arritën marrëveshje për krijimin e zonës së demilitarizuar në Idlib, e cila është enklava më e madhe e opozitës së armatosur siriane dhe ku nga një sulm i ri i Asadit frikësohen afër 4 milionë civilë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne