Rouhani: SHBA herët ose vonë do t’i kthehet marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës herët ose vonë do t’i kthehen marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Rouhani duke folur në konferencën për media në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore të arritur në vitin 2015 e përshkroi si gabim të madh.

Ai theksoi se rruga drejt dialogut do të lehtësohet nëse “administrata amerikane ndal dhunën, mban premtimin, respekton ligjet dhe të drejtat e njeriut”.

Rouhani theksoi se në New York është takuar me 16 liderë botërorë dhe të gjithë mbështetën marrëveshjen bërthamore.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne