Aksident në Fushë Arrëz/ Makina përplas dy turistët sllovenë, humb jetën një prej tyre

Një aksident i rëndë, me pasojë jetën e një 63-vjeçari nga Sllovenia ndodhi në aksin rrugor Fushë Arrëz-Kryezi- Iballe.

Dy turistë nga Sllovenia teksa po lëviznin me motor u përplasën me një automjet.

Njëri nga turistët ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Pukës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne