Aksident në Golem/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplas këmbësoren, ndërron jetë 56-vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Skënderbeu”në Golem.

Policia bën me dije se një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet R. F. duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne