Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma rreth orës 19:50 në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.
Katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë drejtuesin e makinës. Tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, për trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari, i cili ka pësuar lëndime të rënda, është transferuar në QKUK. Prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e tij. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./BW

















